SHBA/ Përgjaket Karolina e Veriut, vriten 7 pjesëtarë të një familje

16/03/2020 21:00

Shtatë anëtarë të së njëjtës familje u qëlluan për vdekje në Karolinën e Veriut gjatë fundjavës, thanë autoritetet këtë të hënë.

“Të shtënat ndodhi pasditen e së dielës  në zonën Moncure të Qarkut Chatham” tha në një deklaratë zyra e sherifit të qarkut.

“ I dyshuari është një ndër të vdekurit” thuhet në deklaratë. Autoritetet thanë që ata ende po hetojnë një motiv të mundshëm të kësaj tragjedie.

Zyra e policisë e përshkroi zonën si një” komunitet të qetë dhe të ngushtë, ku dhuna është e papranishme”. Moncure është një komunitet rreth 30 milje (50 kilometra) në jug-perëndim të Raleigh.

Viktimat u identifikuan si Jeanie Ray, 67 vjeç, Helen Mason, 93; Ellis Mansfield, 73; Lisa Mansfield, 54; John Paul Sanderford, 41; Nicole Sanderford, 39; dhe Larry Ray, 66 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA