Ministri francez: Mos i merrni këto ilaçe për koronavirusin, e bëjnë më keq! Ja çfarë këshillon ai!

16/03/2020 00:58

Ministri i shëndetësisë në Francë, Olivier Veran paralajmëroi qytetarët të mos përdorim ilaçe inflamatore si ibuprofen apo kortizon, sepse mund ta përkeqësojnë situatën e koronavirusit. Veran, një mjek i kualifikuar, shkroi në Twitter se përdorimi i këtyre ilaçeve më shumë mund të dëmtojë sesa të lehtësojë gjendjen e pacientit.

“Në rast temperature, përdorni paracetamol. Nëse përdorni inflamatorë ose keni dyshime më mirë konsultohuni me një mjek” – shkruan ministri.

Edhe zyrtarë të tjerë shëndetësorë e kanë theksuar se mjekimet anti-inflamatore mund të përbëjnë rrezik për të prekurit nga sëmundje infektive, pasi ato kanë tendencën të reduktojnë reagimin e sistemit imunitar të trupit.

Franca së fundi i ka shtuar kontrollet mbi shitjen e ibuprofenit dhe paracetamolit, të cilat tani shiten në pjesë të madhe, “nën dorë”, siç thonë mediat atje. Sipas gazetës Le Figaro, ibuprofeni mund të përkeqësojë infeksionet ekzistuese duke çuar ndoshta në “ komplikacione”.

Përmes maskimit të përgjigjes sësistemit imunitar me anë të anti-inflamatorëve, thonë ekspertët francezë, jo vetëm mund te çoroditet reagimi i tij, por edhe të fshihen shenjat dhe serioziteti i problemit. Koronavirusi në Francë ka marrë deri tani 79 jetë njerëzish ndërsa të prekurit janë 3600.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA