Në Britaninë e Madhe pritet që koronavirus të zgjasë deri në pranverën e këtij viti. The Guardian thotë se ka shikuar një dokumet nga Shëndëti Publik në Britaninë e Madhe që tregon afatin kohor deri kur pritet të zgjasë pandemia.

The Guardian shkruan se koronavirus do të çojë në spital rreth 7.9 milion persona. Dokumenti thotë se: “Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milion njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital.”

Prof Chris Whitty, këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë, e ka përshkruar më parë këtë shifër si skenarin më të keq dhe sugjeroi që numri i vërtetë do të rezultonte më pak se ai. Sidoqoftë, raporti sqaron se katër në pesë persona të popullsisë “pritet” të infektohen nga virusi.

“Që publiku të dëgjojë se mund të zgjasë 12 muaj, kjo do ti shqetësonte me të vërtetë”, tha Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore.

Pranimi se virusi do të vazhdojë të shkaktojë probleme edhe për një vit, duket se minon shpresat se ardhja e motit më të ngrohtë këtë verë do ta vriste atë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA