Ministria greke: Për ata që plotësojnë afatin e qëndrimit në Shengen, s’ka shtyrje afati

15/03/2020 11:02

Ministria e Brendshme greke konfirmon për Top Channel se për personat që plotësojnë afatin e qëndrimit në zonën Shengen nuk do të ketë asnjë shtyrje afati.

“Kufijtë e Greqisë janë hapur, lëvizja është e lirë, ndaj kush ka mbushur ose mbush afatin, duhet të largohet”, deklarohet nga ana e ministrisë.

U bëhet thirrje të gjithëve të largohen, pasi gjobat do të vendosen pa asnjë përjashtim.

Nga momenti që nuk kemi asnjë shtyrje nga Drejtoria Qendrore e Kufirit të BE-së, do të procedojmë sipas ligjeve dhe do të vendosim gjobat sipas ligjeve në fuqi. Nëse do të ketë ndonjë urdhëresë të posaçme më vonë, nuk e dimë”, u tha gjithashtu nga autoritetet.

Raportohet se sot, deri më tani, në Kakavijë kanë kaluar 2 vetë nga Greqi në Shqipëri, të cilëve u kishte kaluar data e qëndrimit të shtetin fqinj, duke mrrë gjobën e parashikuar në rastin konkret.

Top Channel