Kryeministri Albin Kurti u kërkon falje qytetarëve: Më vjen keq që…

15/03/2020 11:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se heqja e tarifës 100 përqind në lëndën e parë që importohet nga Serbia, pasi ende nuk ka arritur ta bind partnerin e koalicionit qeverisës, LDK-në për zëvendësimin gradual të tarifës me reciprocitet.

Ai ka shkruar në Facebook, se ky zëvendësim gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme.

Postimi i plotë i Kurtit:
Dy kërkimfalje
Të nderuar qytetarë,
Sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 26 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme.
Seanca e djeshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës që nisi pasdite e përfundoi pas mesnate, nuk respektoi urdhëresat për distancë fizike mbi një metër midis njerëzve në kohën e pandemisë së virusit Corona. Me zëvendës-kryeministrat e mi tërë kohën isha më afër se aq, e nganjëherë edhe përgjatë bisedave të ndryshme teksa diskutonim mbi buxhetin 2020 të cilin e aprovuam mbrëmë. Më vjen keq për këtë dhe ju kërkoj falje.
Përzemërsisht, Albin Kurti.

Top Channel