Së fundmi dhe Austria ka urdhëruar qëndrimin në shtëpi të qytetarëve të saj, në mes të panikut të koronavirusit të ri. Megjithatë shëtitjet në rrugë do të lejohen vetëm për të blerë ushqime apo ilaçe, konfirmojnë autoritetet.
Këto masa janë marrë nga Kancelari austriak Sebastian Kurz, duke parë pasojat e epidemisë në vend. Gjithashtu Kruz ka bërë me dije se policia është në gatishmëri në këto ditë dhe ndaj personave që thyejnë rregullat, do të marrin gjoba të majme.
“Liria e lëvizjes në vendin tonë do të jetë e kufizuar” tha Kruz, duke shtuar se masat ishin “të nevojshme për të mbrojtur shëndetin e popullit austriak”.
Sakaq, deri më tani Austria ka konfirmuar 800 raste të personave të infektuar me COVID-19, ndërsa numri i vdekjeve është fiksuar në 2, shkruajnë mediat e huaja. Ndërkohë në të gjithë botën bilanci i i viktimave dhe të infektuarve është rënduar, deri më tani 162,588 persona janë shpallur të infektuar ndërsa 6,069 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e virusit që ka alarmuar botën.
Top Channel