Vazhdon verifikimi dhe kontrolli i të gjithë shtetasve shqiptare dhe të huaj rezidentë në Shqipëri, që kanë hyrë nga Republika e Italisë në Republikën e Shqipërisë, nga data 27.02.2020 e në vijim.

Nga ana e Komisariateve të Policisë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkoder janë kontaktuar në datë 14.03.2020 në total 926 shtetas :

*Komisariati i Policisë Shkoder:

Janë kontaktuar gjithsej 490 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia .

*Komisariati i Policisë Puke:

Janë kontaktuar gjithsej 30 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia

*Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Janë kontaktuar gjithsej 187 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia

*Komisariati i Policisë Vau Dejes:

Janë kontaktuar gjithsej 219 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia

Vazhdon puna për komunikimin me personat e tjerë .

Strukturat e Drejtorise Rajonale të Hetimit Tatimore Shkoder janë në terren me 2 grupe monitorimit, të cilët kanë ushtruar disa kontrolle.

Deri tani nga 5 kontrolle në terren janë konstatuar me shkeljet e meposhtme:

1 – Bllokim Subjekti, ushtronte aktivitet fruta-perime, pa licence.

2 – dy subjekte të penalizuara për mungese fature tatimore blerje.

3 – subjekt ma aktivitet farmaci i penalizuar për element kuponi.

Monitorimi në terren vazhdon .

Nga Inspektoriati Shendetësor Shendetsore u kryen monitorimet në rrugët kryesore te qytetit dhe nuk u gjeten subjekte bar kafe apo restorante të hapura.

Në njësinë administrative Gur te Zi, bashkia shkoder, u gjet një bar-kafe e hapur e cila u mbyll pas njoftimit të urdhërit.

Në furrat e bukës dhe supermarketet e kontrolluara sot, zbatoheshin distancat dhe personeli ishte i paisur me maska dhe doreza.

Nga verifikimi i ambjenteve pranë Drejtorive të Spitaleve të Qarkut, konstatohet se shpesh ka tejmbushje të grumbullimin të mbeturinave në koshat e plehrave.

Kërkohet njw angazhim i shtuar nga strukturat e bashkive për pastrimin e tyre dhe dezifektimin e ambjentit përreth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA