Ka arritur në 91, numri i të arrestuarve në Greqi për thyerjen e rregullave sa i takon frenimit të përhapjes së mëtejshme të Covid-19.

Ndërkohë është bërë publike një urdhëresë e posaçme e Ministrisë së Shëndetësisë. Nga sot sekuestrohen gjithë sasitë e maskave mbrojtëse, dezifektantëve dhe barnave që përdoren për parandalimin e Covid-19.

Farmacitë, bizneset private, individët dhe spitalet jane të ftuar të deklarojnë sasitë që kaneë dhe në vazhdim do të informohen se ku dhe si do të dorezojnë sasitë e stokut që kanë.

Top Channel