VIDEO/ Magjike, qytetarët i bashkohen thirrjes së “Hipokratit” në Top Channel, dalin në ballkon për të duartrokitur mjekët dhe infermierët

14/03/2020 17:40

Qindra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së emisionit “Hipokrati” në Top Channel për të dalë dhe për të duartrokitur mjekët dhe infermierët nga shtëpitë e tyre, të cilët po rrezikojnë veten e tyre për të na shpëtuar ne në këto ditë të vështira, ku vendi është prekur nga Koronavirsui.

Nisma u publikua në edicionin maratonë të lajmeve në Top Channel kushtuar situatës në të cilën po kalon e gjithë Shqipëria me emergjencën nga koronavirusi. Për 15 minuta rresht jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin, njerëzit dolën në ballkone duke përshëndetur me duatrokitje të gjatë mjekët dhe infermierët që ndodhen në në ballë të betejës kundër koronavirusit. Fiks në orën 17.30 ballkonet e Tiranës dhe të gjithë vendit kanë gumëzhirë nga duartokitjet dhe brohoritjet kushtuar të gjitha heronjëve të këtyre ditëve. Këta të fundit e kanë përcjellë me shumë emocion këtë moment kushtuar atyre.

Mjekët sot kanë të gjitha lutjet tona, ata luftojnë për jetën tonë jetën e të gjithëve dhe duartrokitjet janë vetëm një falenderim për sakrificën që ata po bëjnë.
FALEMINDERIT

FOTO GALERI
3/20

Top Channel