Të rinjtë amerikanë “injorojnë” kërkesën e Trump për të qëndruar në shtëpi, harbohen në plazhe

14/03/2020 22:41

Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump, i cili e shpalli situatën e krijuar në vend si pasojë e koronavirusit, një emergjencë kombëtare, në të gjithë vendit janë marrë një mori masash. Shkollat dhe universitetet në të gjithë Shtetet e Bashkuara po mbyllen për shkak të COVID-19, por kjo nuk i ka ndaluar të rinjtë që të kalojnë fundjavën duke u relaksuar në plazhet e Miami-t.

Në fotografitë e publikuara, të rinjtë shihen të veshur me bikini, duke u argëtuar nëpër plazhe. Ato kanë “injoruar” hapur në këtë mënyrë urdhrin e dhënë nga shefi i Shtëpisë së bardhë i cili njoftoi:

“Po shpall zyrtarisht gjendjen e emergjencës kombëtare . Në drejtim të kësaj emergjence do të vendosen në dispozicion 50 miliardë dollar, për qeveritë e shteteve dhe ato lokale për t’iu përgjigjur koronavirusit”.

Kujtojmë që deri më tani në të gjithë globin si pasojë e epidemisë vdekjeprurëse janë infektuar 155,939 persona ndërsa 5,818 persona kanë humbur jetën.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel