Mesazhi i kuqezinjve: Qëndroni në shtëpi, bashkë do t’ia dalim!

14/03/2020 22:04

Futbollistët e Kombëtares Shqiptare, në vlerësim të situatës pandemike ku gjendet tashmë Europa dhe mbarë bota për shkak të virusit COVID-19, kanë një mesazh shumë domethënës për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen.

Armando Sadiku, Mërgim Mavraj, Keidi Bare, Hysen Memolla dhe Kristi Qose, njëzëri këshillojnë që duhet të rrimë në shtëpi, të ndjekim rregullat e organizatave të shëndetit për të mirën tonë, familjarëve dhe gjithë komunitetit që na rrethon.

Federata e Futbollit në këto ditë të vështira, i bën thirrje të gjithë opinionit publik për të respektuar rregullat dhe për të qëndruar në shtëpi. Vetëm kështu mund të mbrojmë së bashku jetën dhe të kalojmë këtë situatë.

Top Channel