Vendimi i qeverisë shqiptare për mbylljen e kufirit me Kosovën po zbatohet!

13/03/2020 13:42

Vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për mbylljen e kufirit me Kosovën si masë parandaluese ndaj Koronavirusit ka nisur së zbatuari.

Përveç automjeteve që bartin mallra dhe atyre zyrtare, shtetas apo automjete tjera nga Kosova nuk po lejohen që të kalojnë në pikën kufitare në Morinë në drejtim të Shqipërisë.Vendimi për mbylljen e kufirit nga ana e Shqipërisë ka nisur sot nga ora 06:00 të mëngjesit, ndërsa kjo masë do të zgjasë deri me datë 15 mars të këtij viti, në ora 24:00.Për të parë zbatimin e kësaj mase në pikën kufitare në Morinë ka qëndruar ekipi i KosovaPress-it.

Aty u panë edhe ekipe mjekësore që po kontrollonin qytetarët që po hynin nga territori i Shqipërisë. Mbylljen e kufirit nga Shqipëria për qytetarët e Kosovës dikush e sheh si masë të mirë parandaluese ndaj këtij virusi, i cili ka preku 33 persona deri tani dhe ka një viktimë, por dikush edhe po e kundërshton. Në paraditen e sotme rrugën drejt shtetit shqiptar vetë i katërti e kishte marrë Rexhep Ajeti nga komuna e Lipjanit, i cili tha për KosovaPress, se nuk po lejohet nga pjesëtarët e Doganës të Shqipërisë që të kalojnë pikën kufitare në Morinë, pas mbylljes së kufirit nga ana e Shqipërisë. Ajeti thotë se ndonëse ndihet i rrezikuar e ka marrë këtë rrugë, pasi vëllai i tij së bashku me familjen kanë pësuar aksident.

Xhavit Meha, i cili nuk u lejua të kalojë në anën e Shqipërisë, thotë se ka zgjedhur Shqipërinë që të kalojë vikendin ndonëse në këtë vend ka edhe viktima nga virusi COVID19.Ai madje thotë se nuk ka marrë ndonjë informacion më herët se kufiri do mbyllet.Qeveria shqiptare në kuadër të të gjitha masave karshi Koronavirusit, ndonëse e ka mbyllur kufirin për qytetarët e Kosovës, nuk e ka mbyllur edhe qarkullimin mallrave nga Kosova.Të rrezikuar po ndihen shoferët e maunave të mallrave që pothuajse çdo ditë udhëtojnë drejtë Shqipërisë.

Beqir Daka i cili po barte mallra drejt territorit shqiptar kërkon më shumë kujdes të shtuar. Ndërkohë shumë qytetarët që po hynin nga Shqipëria në Kosovë, thonë se është mirë që po ndërmerren masa dhe kontrolle mjekësore.Riza Ceka nga Deçani i mirëpret masat e ndërmarra nga Kosova për t’u mbrojtur nga COVID19, por sipas tij, më shumë është duke u krijuar panik tek qytetarët e Kosovës. Kosova vazhdon të jetë ende e paprekur nga koronavirusi nga kjo sëmundje vdekjeprurëse e cila është shpërndarë në më shumë se 100 vende të botës dhe ka marrë mijëra jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA