Veliaj në Open: Jemi si në 97, nuk fluturon plumbi por virusi
13/03/2020 01:46
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në Open në Top Channel foli për masat e marra për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
‘Jemi si në luftë, si në 97. Tani nuk fluturojnë më pluma por fluturon virusi. Prandaj masat janë të domosdoshme. Kemi kryeministrin e vetëm në 100 vite që po jep shpjegime për çdo gjë’- tha Veliaj.
Eni Vasili e kundërshtoi për faktin që qeveria nuk donte të lejonte që të lëviznin makinat e mediave.
Pas shumë orëve negociatave u desh që të merrej leja që makinat e Topit të dilnin në punë- tha Eni Vasili.
Eni, këto masa, nga vendet që janë prekur përpara, janë marrë me vonesë. Kështu që kryeministri bëri mirë që mori këto masa- tha Veliaj.
Top Channel