26/12 16:55
Pandemia Covid-19 ka shtrirë ndikimin në të gjithë botën, ndërsa në Serinë A italiane është identifikuar edhe futbollisti i tretë i prekur nga virusi që ka gjunjëzuar botën dhe ka ndërprerë ritmin normal të jetesës.
Bëhet fjalë për sulmuesin e ri të talentuar të Fiorentinës, Dusan Vlahovic, i cili ishte pa simptoma, por që rezultoi i prekur nga koronavirusi, ndërsa menjëherë skuadra vjollcë është future në karantinë.
Përveç Fiorentinës, në karantinë do të futen edhe futbollistët e stafi teknik i Udineses, pasi të dy skuadrat u përballën pak ditë më parë me njëra-tjetrën për kampionat dhe rrezikohet të jetë shpërndarë virusi.
Top Channel