Njëherë e një kohë ishte kupa UEFA që finalizonte edicione të lavdishme, por shumë tifozë nostalgjikë tani bëjnë diferencën me atë turne që është trashëguar nën mënyrën e këtij formati, dhe nën emrin e Europa Ligës.
Kjo javë tregoi se kompeticioni më i vogël kontinental për klube, u luajt mes anarkisë në disa stadiume, në disa të tjerë nuk u zhvillua fare, dhe në të tjerë mes të cilëve ai në Gllazgou.
UEFA ka futur Europa Ligën në një amulli totale pasi u luajtën vetëm, 6 ndeshje, dy me praninë e tifozëve dhe 4 me dyert të mbyllura. Absurditet u verifikua edhe nga pikëpamja organizative. Ajntrahti i Frankfurtit humbi 0-3 përballë Bazel në shtëpi, një rezulta që praktikisht hipotekon kualifikimin për skuadrën e Taulant Xhakës, nga minuta e parë në fushë.
Por ndeshja e kthimit që është pezulluar nga departamenti i sigurisë, solli të tjerë skenarë. Dy skuadrat kanë arritur akordin për sfidën e kthimit për të përsëritur sërish 90 minutëshin e Frankfurtit, në të njëjtin stadium dhe sërish pa tifozë. Kështu Ajntrahti luan dy herë në shtëpi, unike në kompeticionet e UEFA-s.
Top Channel