Shkodra nuk bindet! Biçikleta në vend të makinave, rrugët ende me njerëz

13/03/2020 11:01

Urdhri për ndalimin e qarkullimit të automjeteve është zbatuar edhe në qytetin e Shkodrës

Janë rreth 500 leje lëvizjeje të lëshuara nga policia për administratën e shtetit, shërbimet publike dhe median. Për qytetarët e thjeshtë nuk po lejohet qarkullimi me automjete, gjë që ka ndikuar pak në lëvizjen e tyre.

Duke qenë se Shkodra njihet për përdorimin e biçikletës, shkodranët në masë i janë rikthyer këtij mjeti lëvizës. Edhe thirrjet për të qëndruar në shtëpi, po zbatohen pjesërisht, pasi në rrugë vijon akoma të ketë shumë njerëz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA