Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pas rasteve me Coronavirus te disa skuadra të elitës së futbollit anglez.
Organizatorët e Permier Leagueis kanë vendsorur ndërprerjen e kompeticionit deri më 4 prill. Sigurisht që edhe pas kësaj datë vijimi i ndeshjeve të Premier League-s është në dyshim, gjithtçka do të varet nga përhapja e mëtejshme e virusit vdekjeprurës. Drejtori i Premier Ligës, Richard Masters është shprehur se do të shqyrtohet situata hap pas hapi dhe në përfundimin e këtij afati do të merret një tjetër vendim mbi mbarëvajtjen e një prej kampionateve më të bukur të Botës.
Masters gjithashtu u ka uruar shërim të shpejtë trajnerit të Arsenalit, Arteta dhe yllit të Chelsea-t, Callum Hudson-Odoi, të cilët janë prekur me Coronavirus, me të dyja skuadrat londineze tashmë të vendosura në karantinë.
Seria A, La Liga, Permier League, Ligue 1 janë pezulluar, drejt ndalimit është edhe Bundesliga, që kishte vendosur t’i zhvillonte ndeshjet me dyer të mbyllura.
Top Channel