Pavarësisht se po mbahet në karantinë në vendlindjen e tij, në Madira, Kristiano Ronaldo nuk është infektuar me koronavirus.
Ylli i Juventusit do të mbetet në shtëpi teksa frika nga infeksioni është ende aty. Shoku i tij i skuadrës, Daniele Rugani, u bë lojtari i parë në Serie A që u konfirmuar pozitiv në testet për Koronavirus.
Klubi i Juventusit ka konfirmuar se ka çuar në izolim 121 pjesëtarë të skuadrës, përfshirë lojtarë, trajnerë e anëtarë të tjerë të tyre.
Presidenti i qeverisë rajonale të Madira, Miguel Albuquerque ka konfirmuar se ylli portugez i Juventusit nuk është infektuar me Koronavirus, teksa u shpreh: “Unë nuk mund të flas për këtë çëshje për arsye të mbrojtjes së të dhënave personale, por dua të them se situata është analizuar siç duhet dhe në këtë kohë, është garantuar se nuk ka mundësi të infeksionit”, u shpreh Albuquerque.
Top Channel