Edhe në bashkinë e Burrelit, janë marrë masa të rrepte për të frenuar përhapjen e koronavriusit.
Pavarësisht se në këtë qytet nuk ka asnjë të prekur me koronavirus. Bashkia ka ndërmarra masat duke dezinfektuar ambientet publike.
Ndërkohë sipas urdhrit të dhënë nga ministria e shëndetësisë, janë mbyllur edhe lokalet.
Statusi i Bashkisë Mat:
THIRRJE
Duke u nisur nga ky moment, bazuar në Urdhërin e ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ju bëjmë thirrje për mbylljen e të gjitha bareve, restoranteve, fast-food, lokaleve, që ofrojnë shërbim për klientët, në territorin e Bashkisë Mat, deri në datën 03. 04. 2020.
Bashkia Mat dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor mbikqyr zbatimin e Urdhërit dhe në rast mos zbatimi të tij vendosin masën e gjobës, sipas legjislacionit në fuqi.
Duhet të jemi të gjithë Bashkë!
Top Channel