Emisioni Fiks Fare solli rastin e një të sëmuri në Fier Shegan të Lushnjes, i cili prej 12 ditësh rrinte pa ilaçe pasi mjekja e familjes nuk i jepte recetën. Djali i të sëmurit kërkon ndihmën e Fiksit për ta zgjidhur , pasi i ati është me kancer, ilaçet e tij kushtojnë shumë dhe pa një recetë për rimbursim nuk kanë mundësi t’ja blejnë.
” Kam vajtur disa herë tek mjekja ,më thotë ka shkuar kartela ne drejtori , por s’mundet të qëndrojë i sëmuri 12 ditë pa ilaçe pasi ai ka shumë dhimbje” tregon djali i të sëmurit.
Fiksi solli me zē dhe figurë sjelljen e mjekes me familjarin. Ajo i mohon qytetarit që ai të ketë qenë dhe herë të tjera për këtë problem, dhe i rishpjegon se kartela është në drejtori. Por përveç kësaj mjekja, fyen familjarin duke i thënë : ” Merrem me njerëz si ju,unë jam me shkollë”.
Gazetarët e Fiksit shkojnë tek mjekja,kjo e fundit thotë se nuk e di gjendjen e pacientit pasi nuk e ka parë asnjëherë, por që kartela e tij është në drejtori pasi kartelat kontrollohen çdo vit.
“Që sot kryeinfermierja ka shkuar të marrë kartelën dhe do i japim menjëherë recetën të sëmurit” thotë doktoresha për Fiksin
Top Channel