Zgjidhja e UEFA-s, të shtyhet Europiani për të përfunduar kompeticionet e klubeve

12/03/2020 20:43

EFA do të diskutojë propozimet për të shtyrë Euro 2020 deri vitin e ardhshëm gjatë një takimi mbi krizën e Coronavirusit që do të zhvillohet të Martën. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian dhe Shoqata Europiane e Klubeve do të diskutojnë nëpërmjet një video-konference javën e ardhshme për një numër masash që duhen marrë për të minimizuar rrezikun e Covid-19.

Nga alternativë e besueshme, të cilën mësohet se do ta propozojë UEFA, është që shtyhet Europiani madje deri në vitin e ardhshëm në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme që të përfundojnë kampionatet, në vendet ku është pezulluar. UEFA do të kërkojë të luhen edhe ndeshjet e mbetura të Champions League dhe Europa League.

Gjithsesi, vendimi përfundimtar do të merret pasi të hidhet në votim në mbledhjen e javës së ardhshme. Pra, sipas të gjitha gjasave, Kampionati Europian nuk do të luhet këtë verë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA