Viktima e parë e koronavirusit në Poloni është një grua

12/03/2020 20:31

Një grua 57 vjeçare është viktima e parë e koronavirusit në Poloni. Lajmi u konfirmua nga nënkryetari i komunës të Poznan, Jedrezaj Solarski.

Më herët mediat lokale kishin raportuar se gruaja jepte mësim në një institucion arsimor të qytetit dhe se gjatë kësaj kohe kishte infektuar disa studentë, por më vonë këto thashetheme dolën të pavërteta dhe rezultoi se viktima nuk ishte punonjëse pranë këtyre institucioneve, shkruajnë mediat e huaja.

Sakaq, në Poloni numri i të infektuarve ka shkuar në 47, ndërsa rreth 100 persona ndodhen në karantinë. Si masë parandaluese qeveria ka urdhëruar që të gjitha manifestimet të anulohen, gjithashtu shkollat, muzetë, teatrot dhe kinematë janë mbyllur për një periudhë prej dy javësh, për të minimizuar në këtë mënyrë mundësinë e infektimit me virusin që ka alarmuar botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA