Tiranë- Është shkarkuar nga detyra anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Arben Dollapaj.  Tashmë Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas shkarkimit të Dollapajt mbetet me 9 anëtarë.

Fillimisht Dollapaj ishte konfirmuar në detyrë nga KPK por më pas u apelua nga Komisioneri Publik. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.

Në përfundim të gjykimit, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të Arben Dollapaj, prokuror, në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në momentin e shpalljes së këtij vendimi.

Top Channel