Tre lojtarë të skuadrës së Premier League-s, Leicester City-t, janë në vetizolim për shkak të frikës së koronavirusit, ndërsa Chelsea raportohet se ka anuluar seancën e parë të stërvitjes këtë të enjte për shkak të asaj që përshkruhet si “një frikë e madhe” për dikë afër skuadrës.
Mediet raportojnë personi nuk është diagnostikuar zyrtarisht me Coronavirus, por ka ethe dhe një kollë të thatë. Qendra e trajnimit Cobham po pëson një pastrim të thellë si një masë paraprake. Chelsea ka planifikuar të luajë ndaj Aston Villas në “Villa Park” të shtunës, në Premier League.
Ndërkohë, trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers, tha se tre nga lojtarët e tij janë të izoluar pasi kanë simptoma të Coronavirusit. Leicester luan ndaj Ëatfordit në takimin e hapës të javës së 30-të të Premier League-s.
“Kemi pasur disa lojtarë që kanë treguar simptoma të Coronavirusit,” – tha Rodgers në konferencën e tij të shtypit, të enjten. – “Kemi ndjekur procedurat dhe (si masë paraprake) ata janë mbajtur larg skuadrës.”
Qeveria britanike do të mblidhet në mbrëmje për të diskutuar mbi masat që duhet të merren për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit. E kjo nënkupton që ndeshjet në Premier League do të shtyhen ose të paktën do të luhen me dyer të mbyllura.
Top Channel