Një sulm me raketa goditi një bazë ushtarake në Irak duke lënë të vdekur tre ushtarë dhe plagosur 12 të tjerë. Sulmi ndodhi në kampin ushtarak Taji në veri të Bagdatit.
Burimet ushtarake bënë me dije se viktimat janë një ushtar amerikan, një kontraktues amerikan dhe një ushtar i Britanisë së Madhe, por nuk janë bërë publike emrat e ushtarëve.
Tensioni në këtë zonë ka qenë i lartë që kur SHBA vrau komandantin iranian Qasem Soleimani në një sulm me dron në janar. Në 8 janar iu kundërpërgjigj edhe Irani ku sulmoi 2 baza amerikane me raketa. Nga sulmi i Iranit më shumë se 100 ushtarë pësuan dëmtime traumatike të trurit.
Por që nga ai moment nuk ka pasur asnjë përplasje të madhe dhe të ashpër mes dy vendeve. Sipas The Guardian për sulmin kanë gisht militantët e mbështetur nga Irani.
Top Channel