Ndonëse deri tani nuk ka asnjë rast të deklaruar me koronavirus, qytetarët e fierit kanë boshatisur rrugët.

Pak njerëz lëvizin në rrugë ndërkohë që pjesa më e madhe e lokaleve janë të mbyllur. Ushtria dhe policia ushtrojnë kontrolle që në orët e para të mëngjesit.

Kryesisht kontrollohen automjetet me targa të huaja dhe një pjesë e mire e makinave familjare. Patrullat janë vendosur në hyrje-dalje si dhe në rrugët kryesore të qytetit të Fierit.

Patrullimet pritet të shtohen gjatë orëve në vijim. Hapur janë bankat, disa lokale, dyqanet ushqimor dhe disa supermarkete. Prej orëve të para të mëngjesit, një autobot dezinfekton rrugët e qytetit.

Top Channel