Megjithë zhurmat e fundit për largim drejt skuadrave më të mëdha, Pierre-Emerick Aubameyang insistonte sot se “është vërtet i lumtur” në skuadrën e Arsenal.
Topçinjtë janë mbështetur gjerësisht në golat dhe lojën e Aubameyang që prej ardhjes së tij nga Borussia Dortmund në janar 2018, i cili ka shënuar 61 herë në 96 paraqitje.
Barcelona raportohet se është e interesuar te 30-vjeçari, i cili ka vetëm 15 muaj të mbetura në kontratën e tij aktuale.
Në një nxitje të madhe për trajnerin Mikel Arteta, tha së fundmi në një intervistë për televizionin e klubit: “Do të thotë shumë për mua të luaj këtu. Kur isha i vogël shikoja Arsenalin sepse e dija që kishin gjithmonë lojtarë të mëdhenj deh fitonin trofe. Është një kënaqësi të jem këtu, jam i lumtur”.
Arsenal është aktualisht tetë pikë larg katër vendeve të para në Premier League që sigurojnë daljen në Kupën e Kampioneve.
Një javë më parë skuadra u skualifikua nga Europa Liga nga skuadra greke e Olympiakos.
Top Channel