Merr flakë apartamenti në një pallat në Tiranë, shkak bombola e gazit

12/03/2020 14:30

TIRANË- Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë mesditës së sotme në kryeqytet. Shkak i këtij zjarri është bërë një bombol gazi. Banesa e përfshirë nga flakët ka qenë në katin e parë të një pallati në zonën e Zogut të Zi në Tiranë.

Fatmirësisht nuk është raportuar për dëme në njerëz, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel