Teksa zyrtarisht në Shqipëri regjistrohen 15 të prekur me koronavirus, ushtria dhe policia gjenden në akse të ndryshme të vendit ku po ushtrojnë kontrolle ndaj automjeteve me targa të huaja, apo aty ku udhëtojnë më shumë se një pasagjer si dhe një pjesë e mirë e makinave familjare.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka, teksa ka publikuar disa fotografi të efektivëve të policisë ushtarake në aksion, bën thirrje për kujdes ndaj higjienës.

“Mirëmëngjes me djemtë tanë në krye të detyrës! Bashkëpunoni për t’ia dalë të gjithë bashkë të kapërcejmë edhe këtë kohë të errët. Kujdesuni për higjienën tuaj e të familjes. Qëndroni në shtëpi

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!”, shkruan Xhaçka.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel