Masat ndaj koronavirusit/ Mbyllet poliklinika e specialiteteve në Fier, do punohet vetëm me rastet urgjente

12/03/2020 11:34

Si masë e marrë për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në Shqipëri, është mbyllur përkohësisht poliklinika e specialiteteve në Fier.

Për qytetarët do të bëhen gati recetat elektronike nga mjekët specialistë. Në këtë mënyrë shmanget fluksi në poliklinikë. Një rol shumë të rëndësishëm ka mjeku i familjes që delegon rastin te specialisti.

Sipas shefes së shërbimit në poliklinikën e Fierit, Gerta Gjini do të punohet vetëm me rastet urgjente. Për çdo rast kontaktohet 127-a. Mjekët specialistë  janë në gatishmeri gjatë gjithë kohës.

Top Channel