Ministria e Shëndetësisë ka marrë një sërë masash për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Gjatë një konferënce për shtyp Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregoi masat e marra.
Do mbyllen të gjitha baret dhe lokalet në Tiranë dhe Durrës dhe kuhs nuk e zbaton këtë urdhër do të gjobiten me 200 000 lekë. Me 5000 euro do gjobiten ata që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk vetëkarantinohen.
“Mbylljen e të gjitha bareve dhe lokaleve në Tiranë dhe Durrës; Gjobë 5000 euro për të gjithë ata që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk vetëkarantinohen dhe për të gjithë ata që kanë rezultuar pozitivë dhe nuk vetëkarantinohen; 200 000 lekë gjobë për të gjithë baret që nuk zbatojnë vendimin për t’u mbyllur;
Vendosjen e distancës së sigurisë prej 1,5 metra për punonjësit te bizneset që nuk mbyllen; Reduktimi i personelit të call center dhe sigurimi i distancave të sigurisë për çdo punonjës”, tha Manastirliu.
Top Channel