Koronavirusi mbërrin edhe në Kubë, konfirmohen rastet e para

12/03/2020 10:41

Kuba konfirmoi rastet e para të koronavirusit të ri.

Duke cituar Ministrinë kubaneze të Shëndetit Publik, mediat lokale raportuan se tre turistë italianë që mbërritën në kryeqytetin Havana më 9 mars janë testuar pozitiv ndaj virusit.

Në Argjentinë, ku u regjistrua vdekja e parë nga virusi në rajon, 19 njerëz janë diagnostikuar. Kili ka 23 raste të konfirmuara, Ekuadori ka 17, Brazili 52, Meksika tetë, Peru 13, Kosta Rika 22, Kolumbia nëntë, Panama tetë, Paraguai pesë, Republika Dominikane pesë dhe Honduras dy.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan, Kinë, por që nga atëherë është përhapur në më shumë se 105 vende.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi është afër 4,300 me mbi 118,000 raste të konfirmuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila zyrtarisht e ka cilësuar përhapjen e COVID-19 një pandemi globale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA