Lideri suprem Kim Jong Un ka ikur nga kryeqyteti i Koresë së Veriut Pyongyang, në drejtim të qytetit bregdetar të Ëonsan në lindje të vendit, për t’i shpëtuar në këtë mënyrë koronaviursit që ka alarmuar botën.
Edhe pse vendi komunist është shprehur se nuk ka asnjë të prekur me COVID-19, mediat e huaja kanë raportuar se rreth 3,700 ushtarë janë konfirmuar mbartës të virusit famëkeq ndërsa rreth 180 prej tyre kanë humbur jetën. Nga krahu tjetër vendi fqinj i koresë së Veriut, ajo e Jugut, deri më tani ka raportuar rreth 7.800 persona të infektuar, ndërsa 66 të tjerë kanë humbur jetën, shkruan Daily Mail.
Fotografitë e fundit të publikuara nga aktiviteti i Kim Jong, datojnë disa ditë më parë, teksa ky i fundit ishte duke vëzhguar një stërvitje të artilerisë së zjarrit në një shesh stërvitor të pa identifikuar. Në foto ai shihet me një dylbi, ndërsa përbri tij qëndronte një deputet i qeverisë i pajisur me maskë mbrojtëse.
Top Channel