I infektuar me CoVid-19, Rugani thyen heshtjen! Cristiano Ronaldo në vetizolim

12/03/2020 11:07

Lojtari i Juventusit Daniele Rugani, treonditi të gjithë botën e futbollit pasi rezultoi se ishte infektuar me koronavirus.

Ndërkohë pas këtij lajmi Rugani ka vendosur që të thyej heshtjen me anë të një reagimi në rrjetet sociale ku shprehet se është mirë më shëndetin dhe se infektimi nuk i ka dhënë ndonjë simptomë të rëndë.

“E keni lexuar lajmin dhe për këtë arsye dua të qetësoj të gjithë ata që janë shqetësuar, jam mirë. Ftoj të gjithë të respektojnë rregullat pasi ky virus nuk bën përjashtime! Ta bëjmë për veten tonë, për të dashurit tonë, për ata që na rrethojnë, faleminderit”, shkruan Rugani në profilin e tij në Instagram.

Ka qenë vetë klubi i Juventusit që ka konfirmua se Rugani është infektuar me virusin kinez. Ai është futur menjëherë në karantinë por frika që mund të ketë infektuar të gjithë skuadrën është e madhe.

Tashmë përveç skuadrës së Juventus edhe kundërshtari i fundit i saj, Interi është futur në karantinë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe ylli i “Zonjës së Vjetër” Cristiano Ronaldo i cili ka vendosur të mos kthehet në Torino por të qëndroj në Portugali.

Top Channel