Abuzime seksuale ndaj femrave, dënohet me 23 vite burg producenti i njohur

12/03/2020 02:38

Producenti i fuqishëm hollivudian Harvey Weinstein është ndëshkuar me 23 vjet burg për dhunim dhe sulm seksual. Weinstein u shpall fajtor muajin e kaluar në Nju Jork, ndërkohë që është përballur me një rënie drastike të imazhit në një kohë kur dikur konsiderohej si një nga figurat më të fuqishme të parajsës së filmit.

Avokatët e tij patën insistuar që edhe burgimi minimal prej pesë vjetëve do të përbënte “burgim të përjetshëm” për të. Por prokurorët argumentuan se duhet të ndëshkohej me dënim maksimal për shkak të “abuzime të vazhdueshme” kundër grave dhe “mungesës së pendimit” për veprimet e tij. Në tetor të vitit 2017, dhjetëra gra raportuan publikisht ngacmimet seksuale të Weinstenit.

Ai ka mohuar vazhdimisht çdo gabim. 67 vjeçari u shpall fajtor për sulm seksual ndaj ish-asistentes Mimi Haleyi në vitin 2006 dhe për përdhunimin e aktores Jessica Mann, në 2013. Ai u lirua nga akuzat më të rënda, për sulme të përsëritura seksuale, që bartin dënimin me burgim të përjetshëm. Përveç Nju Jorkut, Weinstein përballet me akuza tjera penale për dhunim dhe sulme seksuale edhe në Los Anxheles.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA