Trajneri i ri në fokus/ Milan, Rangnick nuk pranon stolin!

11/03/2020 18:37

Emërimi i Ralf Rangnik në pankinën e Milan dukej një çështje e përfunduar në startin e muajit Mars, favorizuar nga dëshira e teknikut gjerman për të provuar një eksperiencë të re në serinë A, dhe rezultate negative të timonierit aktual Stefano Pioli. Por gjithçka po shkon drejt dështimit.

Sky Sport Deutschland ka cituar burime pranë trajnerit, se Ralf Rangnik nuk do ta pranojë ofertën e kuqezinjve për të marrë në duar ekipin, as tani dhe as në fundin e këtij sezoni. Milan i kishte ofruar emrit të njohur në Bundesliga, një rol të dyfishtë si trajner dhe përgjegjës i të gjithë aspektit teknik të klubit, por sërish nuk e ka bindur dot.

Tekniku aktual i skuadrës së Lajpcig në Bundesligën gjermane kishte patur një marrëveshje verbale me administratorin e Milanit, Ivan Gazidis, dhe pikërisht zgjedhja e këtij emri, ishte dhe motivi që u shkarkua një legjendë e klubit kuqezi, si Zvonimir Boban. Me situatën aktuale, shtohen kuotat për rikonfirmimin e Piolit në pankinë, edhe pse gjithçka do të vendoset nga rezultate deri në muajin Maj, dhe nga arritja apo jo e kualifikimit të kuqezinjve në Europa Lig.

Top Channel