Tërheqja e trupave amerikane, reagon edhe një tjetër senator amerikan

11/03/2020 09:20

Senatori amerikan Rand Paul është zyrtari tjetër amerikan që reagoi në lidhje me mundësin e tërheqjes së trupave amerikane dhe raportet e Kosovës me Serbinë.

Ai tha se inkurajon Kosovën që të hap një kapitull të ri dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme.

Gjithsesi, ai mbështeti idenë që trupat amerikane të tërhiqen nga Kosova.

“Mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë. Inkurajoj Kosovën që të kthejë faqe dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme. Koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vitesh atje…”, shkroi Paul.

Ndryshe, tërheqja e trupave amerikane ka qenë temë debati ditën e djeshme pas postimeve të senatorit David Perdue.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA