Shtyhet finalja e Kupës së Mbretit, 30 maji një hipotezë

11/03/2020 21:54

Edhe në Spanjë po mendojnë për njëpezullim të plotë të kampionatit. Një lloj reagimi domino pas pezullimit të ndeshjeve të Serisë A dhe në kampionate të tjera në Europë, ku janë marrë masa gjithnjë e më ekstreme për shkak të epidemisë së Coronavirusit.

Edhe finalja e Kupës së Mbretit, në Spanjë, është shtyrë për të njëjtën arsye. Ndeshja ishte programuar të zhvillohej më 18 prill, por pas një takimi mes presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit dhe përfaqësuesve të dy klubeve finaliste, Athletic Bilbao dhe Real Sociedad, u vendos të luhet në një datë tjetër. Hipotezë është data 30 maj, pra një javë pas përfundimit të kampionatit.

Në Spanjë, të infektuarit me Coronavirus janë katërfishuar gjatë katër ditëve të fundit, me vendin iberik tashmë në alarm.

Top Channel