Portugali, Mourinho fiton ndeshjen e madhe dhe bën show-n e tij të zakonshëm; gjesti i Special One bëhet viral(VIDEO) 20/04 10:19
Sokol Cikalleshi rikthehet të goli në Ligën e Parë të Turqisë. Sulmuesi kuqezi realizoi golin e parë për Akhisarin, pas gjysmë ore lojë, në fitoren në transfertë 2-3 ndaj Adana Demirsporit.
29-vjeçari goditi me të majtë në hyrje të zonës, pasi u shërbue nga krahu i majtë i sulmit, duke mposhtur portierin kundërshtar. Ky është goli i tetë në Ligën e Parë të Turqisë në këtë sezon për Cikalleshin.
Për Akhisarin kjo ishte fitorja e katërt radhazi, që e çon në kuotën e 44 pikëve, dy më pak se vendi i dytë që ngjitet direkt në Superligën e Turqisë.
Top Channel