Rënia e tregjeve prej koronavirusit, Putin: Krijon probleme por edhe mundësi

11/03/2020 21:03

Rënia e vlerave të hënën në tregjet globale prej epidemisë ishte më e keqja që prej vitit 2008 teksa aksionet e naftës ranë me 20 përqind prej panikut të koronavirusit dhe dështimit të arritjes së marrveshjes nga vendet e OPEC+.

Presidenti rus Vladimir Putin komentoi trazirat në tregjet globale, duke përfshirë dhe atë të ebnergjisë, duke thënë krijon jo vetëm probleme por edhe mundësi.

“Jo vetëm që shpresoj por kam besim se Rusia do të kalojë këtë periudhë të trazuar me dinjitet e qetësi,” tha Putin duke folur me investitorët në rezidencën e re qeveritare Novo Ogarevo jashtë Moskës.

Putin bëri komentet para bankierëve dhe krerëve të kompanive teksa në audiencë ishte dhe kryeministri Mikhail Mishustin.

Një ditë më parë ministri rus i financave tha se nuk priste rënie ekonomike si rezultat i uljes globale prej aktivizimit të mekanizmave të kompansimit të humbjes së të ardhura ve të naftës e gazit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA