Mësohet se në lagjen “11 Janari”, në Fier, pasditen e sotme, pas një konflikti të çastit është plagosur në këmbë me armë zjarri një shtetas.

Shtetasi M.Rr., 35-vjeç, pas plagosjes në këmbë është shoqëruar drejt spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në lagjen “11 Janari”, pas një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. Rr, 35 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel