Mesazhi i Von der Leyen: Jemi të gjithë italianë, nuk jeni vetëm!

11/03/2020 18:21

“Të dashur italianë, në këtë moment të vështirë, dua t’ju them se nuk jeni vetëm”.

Ky ishte mesazhi i Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, sa i përket emergjencës së koronavirusit.

“Në Evropë ne po e ndjekim me shqetësim, por edhe me respekt të thellë dhe admirim atë që ju po bëni. Italia është pjesë e Evropës dhe Evropa vuan me Italinë. Tani për tani në Evropë ne jemi të gjithë italianë”, shtoi ajo.

“BE mëson nga Italia”. Von der Leyen shprehu vlerësimin për përpjekjet e qeverisë italiane dhe njohu peshën ekonomike dhe sociale që kriza aktuale i imponon popullatës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA