Mbyllen lokalet e natës/ Policia në aksion për të mbyllur ambientet që mund të bëhen të rrezikshme

11/03/2020 15:36

Policia e shtetit zhvilloi një sërë kontrollesh, mbrëmjen e të martës për zbatimin e vendimit të qeverisë që detyron mbylljen e lokaleve të natës dhe diskove për të minimizuar shpërndarjen e Covid-19.

Kjo është godina e një palestre në qendër të Tiranës të cilës i është vënë dryni duke iu bindur urdhërit.
Por si qytetarët i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë për të shmangur grumbullim nëpër lokale?

Nëse dy ditë më parë në të njëjtën orë vije në këtë lokal në qendër të Tiranës, ishte plot. Ndërsa sot është i boshatisur.

“Është ulur ndjeshëm numri klientëve, megjithëse sa herë çohen qytetarët nga tavolinat ne i dezinkfektojmë ato”, shprehet menaxheri.

Ndërkohë në zonën e Tiranës së re lokalet e lagjeve vijojnë të popullohen nga qytetarët madje ata të moshës të tretë, grupi më i rrezikuar duke rufisur normalisht kafenë, shfaqen dhe shprehen të pa-shqetësuar nga Koronavirus.

Jo nuk kam frikë mund ta marrim virusin edhe duke prekur dorezën e derës apo në ashensor.

Pak metra më tutje në këtë degë të postës shqiptare, aplikohet hyrja një e nga një të qytetarëve në sportele. Kjo ka krijuar grumbullim njerëzish të cilët qëndrojnë ngjitur me njëri tjetrin duke mos respektuar distancën e kërkuar një metër larg.

Top Channel