Masat ndaj koronavirusit/ Vazhdon dezinfektimi i spitaleve, shkollave dhe institucioneve publike në Durrës

11/03/2020 11:52

Në zbatim të urdhrit të qeverisë për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, prej datës 9 mars, Bashkia e Durrësit po punon me intensitet maksimal në zbatimin e planit të masave që janë përcaktuar.

Ndërmarrjet e Bashkisë së Durrësit kanë kryer dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave publike. Po kështu procesi i  dezinfektimit vijon në të gjithë institucionet publike si, prefektura, institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale, pallati i kulturës e ai i sportit, bashkia e të tjerë, teksa po kryhet dezinfektimi i institucioneve shëndetësore e arsimore si spitali, qendrat shëndetësore, shkollat, kopshtet e çerdhet.

Ndërkohë bëhet thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm, të zbatojnë rregullat e higjenës personale dhe të gjithë udhëzimet e mjekëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Top Channel