Ministrja Ogerta Manastirliu në një komunikim të përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se testet e bëra ndaj personelit mjekësor në Durrës dolën negative.

“Një lajm i mirë, siç ishte ajo e shëndetit të mjekëve në Durrës, propaganda e qëllimshme krijoi panik te njerëzit.

Një lajm i mirë në fakt, sepse jo vetëm që propaganda vijon të jap lajme të rreme e të nxisë panik, në kampionin e parë të testimeve që ne kemi bërë të personeli dua të them se ato janë të gjitha negative. Ata kanë punuar me të gjitha masat e nevojshme. Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave”, tha ministrja.

Pasi sot humbi jetën 73-vjeçarja në Durrës nga virusi, ishte krijuar panik se dhe stafi mjekësor që ishte kujdesur për të mund të ishte infektuar.

Top Channel