Policia e Lushnjes ka vënë nën pranga një 74-vjeçar, pasi për motive të dobëta ka goditur me thikë duke plagosur rëndë shtetasin I.S., 50-vjeç.

Pas njoftimit të marrë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, në fshatin Ngurrëz e Vogël, dhe ka kryer arrestimin e menjëhershëm të 74-vjeçarit, si dhe i plagosuri është nisur menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmën e nevojshme.

Lushnje

Godet disa herë me thikë një shtetas, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, pas njoftimit të marë se në fshatin Ngurrëz e Vogël ka pasur një konflikt mes 2 shtetasve, menjëherë shkuan në vendngjarje dhe bën arrestimin në flagrancë të shtetasit:

T. D., 74 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Ngurrëz e Vogël, për motive të dobëta ka goditur me sende të mprehta (thikë), duke plagosur rëndë shtetasin I. S., 50 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën autori ka goditur shtetasin I.S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Top Channel