Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë firmos urdhrin e ri: Ja cilat institucione e shërbime do të mbyllen

11/03/2020 12:06

Ministria e Shëndetësisë ka firmosur një urdhër të ri për të institucionet që frekuentohen nga një numër i lartë njerëzish në kuadër të masa të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas këtij urdhri parashikohet që deri më datë 3 prill do të mbyllen lokale nate, ambiente për argëtimin e fëmijëve, qendra sportive, pishina qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimi.

Po kështu deri më 3 prill do të ndalohen aktivitete sportive, sociale dhe kulturore, ekskursione mësimore, konkurse e specializime.

Ndërkohë në urdhrin e firmosur nga Ministria e Shëndetësisë bëhet thirrje që gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhe në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njeriut nga njeriu.

Urdhri i ri i firmos nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  Ogerta Manastirliu për masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19:

1- Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të

Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate

Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimi

2-  Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:

Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;

Eksursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;

Procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.

3-            Gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhe në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njeriut nga njeriu.

4-            Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre brenda datës 11.03.2020 një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

5-            Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.

6-            Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimimësinë e shërbimti dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

7-            Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezikepidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.

Top Channel