Mali i Zi ka vendosur që të ndalojë futjen e të gjithë autobusëve shqiptarë që kanë destinacion Italianë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm është lëshuar urdhri që në doganat e Muriqanit dhe Hanit të Hotiti të mos lejohet futja e pasagjerëve që duan të shkojnë në Itali.

Në këto kushte po kthehen pas të gjithë autobusët.  Kjo vjen edhe në kuadër të masave të marra nga shtetet e tjera, ku sipas informacioneve Kroacia ka vendosur karantinimin për 14 ditë të personave që kalojnë kufirin.

Ndërkohë në vendin tonë janë konfirmuar 10 persona të prekur nga koronavirusi ndërsa dy rastet e para kishin hyrë nga dogana e Murriqanit.

Top Channel