COVID-19 është kthyer në një kërcënim për të gjithë popullsinë dhe masat e marra për ta parandaluar atë janë nga më drastiket e të nevojshmet. Diskutimi se duhet të qëndrohet 14 ditë në karantinë nëse dyshoni se jeni prekur nga COVID-19 ka zënë një pjesë të gjerë të debatit edhe në vendin tonë. Për të gjithë të kthyerit nga zonat e prekura, qeveria ka dhënë urdhrin e vetë-izolimit për 14 ditë. Në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e këtij virusi.
Simptomat tashmë të njohura janë një shqetësim për të gjitha vendet e prekura ku së fundmi futet dhe Shqipëria. Mjekët shprehen se në numrin e urgjencës 127 vetëm ditën e sotëme janë trefishuar thirrjet për nga të dyshuar me këtë infeksion. Por sa ditë duhen vërtetë që të kuptoni simptomat?
Çfarë thonë ekspertët
Sipas një përllogaritje të të dhënave nga të gjithë rastet në botë, konfirmohet se koronavirusi mund të shfaqet në periudha të ndryshme kohore. Kufiri më i largët kohor është 14 ditë megjithëse edhe ky mund të jetë më i gjatë ose më i shkurtër. Ekspertët shprehen se rastet e koronavirusit të ri janë të ndryshme njëri nga tjetri. Një studim i fundit i publikuar nga CNN, ka treguar se simptomat e koronavirusit COVID-19 mund të shfaqen brenda 5 ditësh.
Studimi i ri u hartua nga ekspertët e Shkollës së Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg. Të dhënat treguan se rreth 97.5% të njerëzve u duhen 11.5 ditë kohë për të shfaqur simptomat e SARS-Cov-2. Për çdo 10,000 individë në karantinë për 14 ditë, vetëm rreth 101 prej tyre shfaqin simptoma pasi kanë dalë nga karantina. Për këtë studim u analizuan rreth 181 raste nga Kina dhe vendet e tjera të zbuluara përpara 24 shkurtit dhe u morën analizuan datat e përafërta të ekspozimit dhe shfaqjes së simptomave. Këto zbulime i ndihmojnë mjekët për të izoluar sa më shpejt të infektuarit e kësaj sëmundje. Koronavirusi i ri ka infektuar në shkallë globale më shumë se 114 mijë persona ndërsa rreth 4000 mijë të tjerë kanë humbur jetën
Top Channel