Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hedhur poshtë  lajmet se një person është konfirmuar me koronavirus në Kosovë.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka konfirmuar për KosovaPress se deri tani nuk ka asnjë të prekur nga virusi SARS-CoVID-19, derisa e ka quajtur lajm të rremë.

“Bazuar në informatat nga Klinika Infektive, nuk ka asnjë rast të verifikuar. Bëhet fjalë për lajm të rremë”, tha ai përmes telefonit.

Top Channel